Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka komentuar shortin e fazës së play-off-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, ku Dardanët më 26 mars do të përballen me Sllovakinë në Bratisllavë.
Foda ka vlerësuar lart kundërshtarin, por thekson se Kosova tashmë ka fituar vetëbesim dhe është gati për sfidën.
“Ndeshja e parë është si mysafirë i Sllovakisë. Sllovakia ka një ekip shumë të mirë. Ata fituan kundër Gjermanisë (2-0), por bazuar në rezultatet tona, kemi fituar si mysafirë në Suedi, Slloveni dhe gjithashtu kundër Islandës. Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë një ndeshje e barabartë,” u shpreh Foda.
Ai shtoi se fokusimi maksimal duhet të jetë në sfidën e parë.
“Nëse fitojmë këtë ndeshje, pastaj kemi një ndeshje në shtëpi ku mund të vendosim gjithçka, por siç e thashë, ndeshja më e rëndësishme është ndeshja e parë në Sllovaki, dhe pastaj të shohim më tej.”
Në rast të një fitoreje ndaj Sllovakisë, Kosova do të luajë finalen e play-off-it në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kundërshtari do të jetë fituesi i takimit Turqi – Rumani.
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...