Ardian Ismajli nuk do të jetë në dispozicion të Silvinjos për ndeshjen me Anglinë.
Edhe pse u njoftua që do të udhëtojë në Londër me pjesën tjetër, testet mjekësore kanë konfirmuar se mbrojtësi do të mungojë ndaj “Tre Luanëve”, bën të ditur Panorama.Sport.
Sipas këtij medium shqiptar, ai u detyrua të lë në gjysmë stërvitjen.

Kështu Sylvinho i përgjysmohet reparti defanziv akoma më shumë, duke ditur se Kumbulla ka probleme dhe mbetet në dyshim.
Në anën tjetër në krahët e mbrojtjes mungojnë Mitaj dhe Hysaj. Alternativa të sigurta për qendrën e mbrojtjes janë aktualisht Ajeti dhe Gjimshiti.
Shqipëria nis kualifikimet e Kampionatit Botëror ditën e premte me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...