Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë. Skuadra me në krye trajnerin Sylvinhon mbyllën mbrëmjen e sotme përgatitjet në stadiumin “Air Albania”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë, përcjell Arbresh.info.
Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë.
Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin në stadiumin “Air Albania”, që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim.
Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe ekip në fushë provoi disa situata të ndryshme loje dhe vendosje taktike.
Ndeshja Shqipëri – Çeki e vlefshme për grupit B1 të UEFA Nations League, do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën
Mbi 220 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës, raste të reja rap...
Abdixhiku priti ambasadorin e Italisë, i prezantoi programin...
Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 m...
ZYRTARE: Jeton Beqiri nuk do të jetë më trajner i Shkëndijës...
Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat