Dinamo Ferizaj ka mbetur pa trajner pak ditë para ndeshjes së barazhit me Lirinë, pasi udhëheqësi i ekipit Egzon Shabani është larguar nga klubi.
Trajneri e ka bërë të ditur këtë lajm në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij arsyet që e dërgojnë deri tek ky vendim janë personale.
“Pas një periudhe të rëndësishme te FC Dinamo, kam marrë vendimin të largohem nga detyra e trajnerit për arsye personale. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, futbollistët, stafin dhe tifozët për bashkëpunimin, respektin dhe mbështetjen gjatë gjithë kësaj kohe. Ishte kënaqësi dhe privilegj të jem pjesë e këtij klubi. FC Dinamos i uroj suksese dhe rezultate sa më të mira në vazhdim”, ka shkruar ai.
Egzon Shabani i ishte bashkuar Dinamos në muajin janar si asistent i Arsim Abazit.
Ndeshja mes Dinamos dhe Lirisë luhet të premten. Fituesi i këtij takimi do të luaj me vendin e tetë që pozicionohet në Superligë, për një vend në elitën e futbollit kosovar për edicionin e ri 2026/27./Arbresh.info
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...
Nga 1 qershori, bileta e autobusit mund të kushtojë 30 lekë ...
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën