Shkëndija ka regjistruar një fitore mjaftë të rëndësishme mbrëmjen e sotme (e martë).
Klubi shqiptar nga Tetova ka fituar me rezultat minimal 0 me 1 në ndeshjen si mysafirë ndaj Kaljusë së Estonisë, shkruan portali arbresh.info.
Pjesa e parë e ndeshjes në kuadër të 1/8-ës së kualifikimeve në Ligë të Kampionëve përfundoi pa gola, ndërsa goli vendimtar u realizua në minutat e fundit të ndeshjes.
Ishte Agim Ibraimi që u tregua i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë në minutën e 84′ duke shënuar për 0 me 1.
Ndeshja kthyese mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin “Arena Ndërkombëtare Toshe Proeski” në Shkup më 16 korrik./arbresh.info/
Abdixhiku: Po të kishim ambicie për pozita do të kishim marr...
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...