Biletat e ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian në mes të Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë janë shitur.
Biletat për ndeshjen që zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë janë shitur brenda pak orëve kur kanë dal në shitje të premten mbrëma.
Në sistemin “online” tashmë nuk ka asnjë vend të lirë.

Stadiumi ka kapacitet prej 22 mijë e 500 ulëseve. Ndeshja i takon Grupit E kualifikues.
Shqipëria i prinë këtij grupi dhe deri në fund të ciklit eliminator i ka edhe tri ndeshje.
Megjithatë, më e rëndësishmja vlerësohet me Çekinë, e cila ka një ndeshje më pak të luajtur se Shqipëria.
Kuqezinjtë kanë tubuar 10 pikë pas pesë ndeshjeve, dy më shumë se Çekia. Pas duelit me Çekinë, Shqipëria dy ndeshjet e fundit eliminatore, do t’i luajë në muajin nëntor – me Moldavinë dhe Ishujt Faroe./lajminet
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar