Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka thënë se nuk është i shqetësuar për spekulimet që Lionel Messi do largohet gjatë verës së ardhshme.
Argjentinasit i skadon kontrata në qershorin e vitit 2021, ndërsa ende s’është arritur marrëveshja për rinovimin, transmeton portali arbresh.info.
Ka spekulime të shumta që Messi është lodhur nga paraqitjet e skuadrës dhe pas 12 muajve do largohet si lojtar i lirë.
Por, Setien beson se këto janë vetëm spekulime dhe lojtari është i lumtur në klub.

“Nuk kam dëgjuar nga Messi dhe nuk ka të reja. Nuk është detyra ime që të spekulojë”.
“E shoh të lumtur në stërvitje dhe klub. E shoh njëjtë siç ka qenë. Do ulemi dhe bisedojmë, kur të duhet”, deklaroi ai.
Barcelona sonte (e diele) do të përballet me Espanyol-i./arbresh.info.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...