Sergio Ramos luan ndeshjen e tij të 100-të në Ligë të Kampionëve në takimin e Real Madridit ndaj Bayern Munichut në ‘Santiago Bernabeu’.
Mbrojtësi 31-vjeçar debutoi në këtë kompeticion në vitin 2005 në disfatën 3 me 0 ndaj Lyonit, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Formacionet zyrtare, Real Madrid – Bayern Munich
Por, që në atëherë Ramos është bërë një shtyllë në mbrojtjen e klubit duke shënuar madje gola në dy finalet e Ligës së Kampionëve në edicionin 2013/14 dhe 2015/16.
Sergio Ramos është bërë lojtari i katërt i Madridit me 100 paraqitje në këtë kompeticion pas Roberto Carlos, Raulit dhe Iker Casillasit./arbresh.info
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...