Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve.
Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë xhiro dhe që ishte i jashtëzakonshëm ishte Scott Bamforth i Golden Eagle Yllit. MVP i Ligës Unike dhuroi njërën nga paraqitjet më të mira këtë edicion. Ndaj Borës kishte 38 pikë, katër kërcime e tetë asistime, duke pasur indeksin 45.
Edhe pse Peja humbi nga Bashkimi, Cesare Edwards kishte paraqitje shumë të mirë me 29 pikë e 14 kërcime, kurse te Portokallezinjtë më i miri ishte Jalen Riley me 27 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime.
Vëllaznimi shënoi njërën nga fitoret më të rëndësishme këtë edicion, duke fituar ndaj Sigal Prishtinës ku u dallua i zakonshmi Jericole Hellems me 23 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime.
Trepça shënoi fitoren e 19-të radhazi, duke konfirmuar formën e mirë para garave shtesë. Ndaj Rahoveci 029 u dallua Drilon Hajrizi me 18 pikë e dhjetë kërcime.
MVP
Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 38 pikë, 4 kërcime, 8 asistime, 45 indeksi
Top 5
Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 38 pikë, 4 kërcime, 8 asistime, 45 indeksi
Cesare Edwards (Peja) 29 pikë, 14 kërcime, 2 asistime, 38 indeksi
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 23 pikë, 6 kërcime, 8 asistime, 32 indeksi
Jalen Riley (Bashkimi) 27 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 30 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 18 pikë, 10 kërcime, 5 asistime, 26 indeksi
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë