William Saliba ka folur në një konferencë për media para duelit të Arsenalit ndaj PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve.
Francezi e nisi si titullar ndeshjen e parë të cilën ata e fituan me rezultat të thellë 7-1 dhe mund të paraqitet edhe në të dytën.
Duke marrë parasysh se Real Madridi është lidhur me një lëvizje të mundshme për Saliban, ky i fundit nuk arriti t’i shpëtojë dot pyetjes për të ardhmen e tij.
Gjiganti madrilen do të synojë që në fund të sezonit të bëjë ndonjë përforcim në fazën e mbrojtjes dhe Saliba është opsioni i tyre kryesor.
“Jo ende, ka edhe disa vite të mbetura. Nuk ka nxitim”, ka thënë Saliba kur u pyet nëse kanë filluar bisedimet për kontratën e re.
“Natyrisht, unë dua të fitojë gjëra të mëdha me Arsenalin. Nëse ju largoheni nga ky klub dhe nuk fitoni asgjë, atëherë tifozët do t’iu harrojnë. Unë dua të fitojë këtu”, është shprehur 23-vjeçari.
Saliba ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2027, që do të thotë se ai do të futet në dy vitet e fundit këtë verë./Telegrafi/
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...