Sulmuesi Romës, Mohamed Salah, u shpreh i kënaqur për golin e tij, por jo edhe me rezultatin kundër Sassuolos.
Klubi romak nuk arriti më shumë së një barazim, 2-2, por ata dëshpëruan edhe me lojë.
“Pavarësisht golin tim, i cili ishte i pari këtë sezon, unë nuk jam i kënaqur aspak me rezultatin e arritur. Duhet të fitojmë sa më shumë që është e mundur, pasi çdo pikë është e rëndësishme për ne”.
“Ishte kjo ndeshja ime më e mirë me Romën? Kam bërë edhe më të mira, por e përsëris se nuk jam i interesuar të kem sukses në aspektin individual, por në atë ekipor”, ka thënë Salah.
Anësori egjiptian ishte lojtari më i mirë i Romës, duke goditur plot katër herë në portë, gjë që është rekord javor deri me tani në Serie A.
LVV gjobitet me 5.100 euro pas ankesës së IKD-së për përfshi...
Mbulohen tabelat me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
Rasmus Hojlund kalon përfundimisht te Napoli
Dy të arrestuar për kontrabandim me migrantë në afërsi të Ha...
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit