Ylli i Anglisë, Bukayo Saka pas fitores ndaj Zvicrës, ka lavdëruar Granit Xhakën.
‘Tre Luanët’ të shtunën mbrëma mundën Zvicrën (5-3) pas penalltive duke kaluar në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Saka thotë se Xhaka është një njeri i jashtëzakonshëm. Sipas tij, përulësia e Xhakës për të ardhur dhe për t’ua shtrënguar duart futbollistëve anglez ishte e pabesueshme.
“Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm. Mendoj se ai tashmë ka fituar mjaft trofe. Edhe pasi humbën, përulësia që tregoi për të ardhur dhe për të na shtrënguar duart ishte e pabesueshme”, ka thënë Saka.
“I uroj atij gjithë të mirat, ai është një djalë i mrekullueshëm”, ka pohuar ai.
Kujtojmë se Xhaka ka qenë bashkëlojtar me Saka-n tek Arsenali.
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...