Antonio Rudiger i Chelsea, është objektivi kryesor i Juventusit për të zëvendësuar Giorgio Chiellinin.
Chiellini ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit të ardhshëm, por mund të largohet nga ‘Allianz Stadium’ në fund të sezonit.
Kjo pasi mbrojtësi dhe agjenti i tij i kanë kërkuar klubit të diskutojnë në fund të stinorit, për të vendosur lidhur me të ardhmen e italianit.
Sipas ‘Football.Italia’, Antonio Rudiger është objektivi kryesor i Juventusi për sezonin e ardhshëm.
Kontrata e mbrojtësit me Chelsea i skadon këtë verë dhe rinovimi nuk mendohet të ndodh.
Mbetet të shihet në fund të sezonit se çfarë do të ndodh me të ardhmen e Chiellinit dhe a do të transferohet Rudiger drejt Torinos.
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe