Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e tretë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor kundër Armenisë dhe Komoreve.
Edhe kjo seancë është mbajtur në Kampin Nacional në Hajvali dhe është karakterizuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal nga të gjithë futbollistët.
Pas përfundimit të stërvitjes, anësori dardan, Donat Rudhani këto dy miqësore i vlerësoi të rëndësishme për rrjedhën e kombëtares.
“E dimë që janë dy miqësore shumë të rëndësishme dhe duhet t’u qasemi me shumë seriozitet, duke u përgatitur maksimalisht si individë, por edhe si grup. Lojtarët e rinj i kemi pritur shumë mirë dhe besoj që janë ambientuar. Shpresoj që edhe ata do të tregojnë potencialin e tyre në këto miqësore”, ka thënë lojtari i krahut.
Seanca e radhës stërvitore është paraparë të mbahet të mërkurën, në orën 17:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Arbresh.info
Arrestohet në ShBA Sokol Hoxha, i dënuar për vrasjen e tre p...
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...