Los Blancos kanë shkatërruar gjigantin gjerman në ndeshjen kthyese të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve duke siguruar kualifikimin për të shtatën herë radhazi në këtë kompeticion.
Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të përgjithshëm 6 me 3 ndaj Bayern Munichut, shkruan portali arbresh.info. Skuadra e Zinedine Zidanes regjistroi fitore me rezultat 4 me 2 në ndeshjen kthyese të zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’.
Superylli Cristiano Ronaldo, i cili ishte autori i dy golave në ‘Allianz Arena’, shënoi hat-trick (76′)(105′)(109′) në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Spanjë. Marco Asensio i dha fund shpresave të Bavarezëve duke shënuar për 4 me 2 në minutën e 112′.
Sulmuesi polak Robert Lewandowski (53′) nga pika e bardhë dhe Sergio Ramos me autogol (78′) ishin autorët e golave për skuadrën e Carlo Ancelottit.
Lideri në La Liga vazhdon të mbetet i pamposhtur në Bernabeu me vetëm një humbje gjatë gjithë sezonit./arbresh.info
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...