Cristiano Ronaldo do të bëjë përpjekje për t’u larguar nga Juventusi në verë, nëse gjiganti italian dështon ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Superylli portugez Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të luajë në Ligën e Evropës – garën dytësore evropiane për klube – prandaj do të largohet nga Juve, nëse ajo luan në këtë garë sezonin e ardhshëm.
Ronaldo do ta vlerësojë kalimin në Paris Saint-Germain apo Manchester United në verë, nëse Juventusi dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Juve është në vendin e katërt në tabelën e Serie A dhe mund të dështojë të kualifikohet në këtë garë për shkak të rezultateve të dobëta.
Gazeta torineze, e afërt me klubin, Tuttosport, raporton se Ronaldo do t’i dëgjojë ofertat nga PSG-ja dhe Unitedi për t’u siguruar se do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...