Ronaldo Nazario edhe zyrtarisht është nën udhëheqjen e skuadrës së Real Valldolid.
Legjenda braziliane e futbollit ka filluar menjëherë të shikojë për përforcimet e mundshme në skuadër.
Ai ka thënë së fundmi se ka biseduar edhe me drejtuesit e Real Madrid, në mënyrë që ta transferojë bashkëkombësin e tij, Vinicius JR.
Ronaldo gjithashtu ka thënë se kjo gjë do të jetë mjaft e vështirë për tu kompletuar.
“Unë veçse e kam pyetur Florentino Perezin për shërbimet e Vinicius JR, por është shumë e vështirë” ka thënë Ronaldo për “Marca”.
Vinicius nuk ka gjetur akoma hapësirat në formacionin bazë të Real Madrid, madje edhe nga banka e rezervistëve është inkuadruar rrallë.
Lojtari aktualisht stërvitet me skuadrën e parë, megjithatë aktivizohet me Real Madrid B, që nga koha kur Julen Lopetegui ishte në krye të stolit të “Los Blancos
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...