Real Madridi po kërkon një mbrojtës qendror për sezonin e ardhshëm, ndërsa gjatë muajve të fundit janë përmendur disa emra si alternativa të mundshme në merkato.
Emri më i fundit që i është shtuar kësaj liste është ai i Cristian Romero, mbrojtësi aktual i Tottenhamit.
27-vjeçari argjentinas ka filluar të lidhet seriozisht me një largim të mundshëm nga Londra.
Sipas mediave angleze, Romero mund të ndryshojë ambient edhe pse ka ende kontratë me ‘Spurs’, pasi disa deklarata kritike ndaj drejtuesve të klubit e kanë vënë atë në qendër të vëmendjes.
Thuhet se lojtari nuk është i kënaqur me situatën aktuale në Angli dhe po shqyrton opsione të reja për të ardhmen.
Për këtë çështje ka folur edhe gazetari i njohur Eduardo Inda, emisionin në El Chiringuito.
“Real Madridi e dëshiron një lojtar që Atlético Madridi nuk arriti ta transferojë verën e kaluar. Bëhet fjalë për një super-transfer. U përfol shumë për kalimin e tij te Atleti, por nuk u realizua. Është Romero. Një lojtar i jashtëzakonshëm. Si shumica e mbrojtësve argjentinas, luan në limit, por pa e tepruar.”
Përveç dy klubeve madrilene, Romero në të kaluarën është lidhur edhe me FC Barcelonën, çka tregon se interesimi për të është i madh në elitën e futbollit spanjoll.
Romero nuk është emri i vetëm që shihet si alternativë për mbrojtjen e Realit, pasi është përfolur shumë edhe emri i Nico Schlotterbeck./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit