Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku beson se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri për sezonin e ardhshëm.
Antoino Conte, i cili pritet të marrë detyrën së shpejti te Interi, është veçanërisht i interesuar për të sjellë reprezentuesin belg në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
Ish trajneri i Juventusit tentoi për të nënshkruar me sulmuesin kur ai ishte në detyrë te Chelsea gjatë vitit 2018, kur ylli atë kohë ishte lojtar te Evertoni.
Edhe pse 26-vjeçari zgjodhi më pas transferimin në Manchester United në vend të Chelseas, Antoine Conte nuk e ka marrë këtë si një refuzim personal, të paktën kështu raporton edhe The Times.
Lukaku ka shënuar 12 gola brenda 32 paraqitjeve në Premierë Ligë sezonin e kaluar./arbresh.info/
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!