Vetëm pas disa minutash pritet të nis ceremonia e Topit të Artë, ku pritet të zgjidhet lojtari më i mirë i vitit.
Emrat kryesor të cilët janë folur për të fituar çmimin prestigjioz kanë qenë Vinicius e Rodri.
Përkundër që braziliani ka qenë favorit deri sot, raportimet gjatë kësaj dite kanë qenë se mesfushori i Manchester Cityt do ta fitojë këtë çmim.
Por vetë Rodri para se të hyj në sallën ku do të mbahet gala mbrëmja, ka thënë se ai nuk ka informata për këtë gjë.
“Të jem i sinqertë, nuk di asgjë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë shkurtimisht ai.
Rodri sezonin që lamë pas ka fituar Premier Leaguen, Kupën e Botës për klube dhe Euro 2024 me Spanjën./Arbresh.info
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...