Momente të frikshme janë parë gjatë fundjavës që shkoi në futbollin evropian, shkruan “Gazeta Express”.
Në ndeshjen ndërmjet ekipeve Austria dhe Wolfsberher në Austri u panë skena tmerri kur futbollisti Georg Teigl kolapsoi në tokë pas një përplasjeje me lojtarin kundërshtar, Nikolas Veratschinig, i cili e qëlloi me gju në fytyrë.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistëve, teksa lojtari në fjalë mbeti pa ndjenja në tokë.
Ishte ndërhyrja e lojtarit kundërshtar, Luka Lochoshvili vendimtare ajo që e ndali më të keqen pasi ia nxori gjuhën nga fyti.
“Kur Georg mbeti në tokë iu afrova dhe pashë që sytë e tij ishin të kthyer mbrapsht. Ia hapa gojën dhe besoj se i doli gjuha në kohën e duhur. Më e rëndësishmja është që ai është mirë”, deklaroi heroi i ndeshjes për mediat austriake.
Sa për informatë, edhe pse rezultati doli në plan të dytë, skuadra e Teigl fitoi me rezultat 1:0 me golin e Alexander Grunwald.
Pas ndeshjes, bashkëlojtarët festuan me fanellën e lojtarit që shpëtoi mrekullisht. /Gazeta Express/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...