Juventus po e monitoron nga afër mesfushorin me përvojë të Manchester Cityt, Mateo Kovacic, i cili mund të largohet nga Anglia gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas “Tuttosport”, drejtoria sportive e bardhezinjve e ka në vëmendje 32-vjeçarin kroat, teksa po shqyrton mundësinë për ta afruar në Torino.
Raporti shton se trajneri i ri i Juventusit, Luciano Spalletti, është i interesuar ta ketë Kovacicin në ekip, me synimin për ta përforcuar repartin e mesfushës me një futbollist me eksperiencë dhe cilësi teknike.
Megjithatë, pavarësisht interesimit të Juventusit, aktualisht nuk ka negociata aktive mes palëve për një transferim të mundshëm.
Prioriteti kryesore deri vonë i “Zonjës së Vjetër” ishte Bernardo Silva, i cili do të largohet si agjent i lirë në verë megjithatë portugezi ka kërkuar që klubi i ri të luajë në Ligën e Kampionëve.
Gjasat janë vërtetë të mëdha që Juve të mbetet pa Ligën e Kampionëve, pasi nëse Roma e Milani i fitojnë ndeshjet e tyre në vikend atëherë “Bianconerët” do ta mbyllin si pozitë e pestë./Telegrafi/
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...