Qeveria njofton se Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin e projektit ideor për rinovimin dhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Renovimi, zgjerimi dhe modernizimi i infrastrukturës strategjike arsimore dhe sportive në Prishtinë është një nga projektet kryesore të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, përmes Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në funksion të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.
“Do të na keni pranë, sepse synimi ynë është që të krijojmë kushte edhe për studim edhe për banim për studentët tanë. Në vijim do ta dyfishojmë edhe buxhetin për bursa edhe numrin e bursave për studentë”, ka thënë Kurti.
Ai shtoi se synimi është që Lojërat Mesdhetare 2030 të shfrytëzohen për modernizimin e kampusit universitar.
“Synojmë që t’i përdorim Lojërat Mesdhetare 2030, që të rregullohet komplet kampusi universitar me kapacitete shtesë, me pajisje moderne dhe gjithashtu me kushte të përshtatshme për jetesë aty”, është shprehur Kurti.
Sipas projektit, Qendra e Studentëve pritet të zgjerojë kapacitetet akomoduese në 4.500 shtretër, të realizojë renovimin e plotë të konvikteve ekzistuese, palestrës “1 Tetori” dhe mensës së studentëve.
Po ashtu, projekti parasheh ndërtimin e tri objekteve të reja të konvikteve, sallës multifunksionale, pishinës gjysmë-olimpike, si dhe shtimin e hapësirave arsimore, sportive, rekreative dhe argëtuese.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...