Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej shpejt te Man City

13:14 | 24 Janar 2026
E.K

Tijjani Reijnders ka lavdëruar skuadrën e Manchester Cityt për kalimin e tij nga Milani në Ligën Premier pa probleme, pasi iu bashkua atyre verën e fundit.

Mesfushori holandez, i cili ka kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asistime në 32 paraqitje këtë sezon, tha se mbështetja nga shokët e skuadrës e ndihmoi të ambientohej shpejt.

“Që nga fillimi ka qenë shumë mirë. Ata më kanë ndihmuar drejtpërdrejt – më kanë bërë të ndihem si në shtëpi shumë shpejt dhe janë siguruar që të mund të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur me ekipin”, ka thënë fillimisht Reijnders.

“Më dhanë një ndjesi të mrekullueshme. Nathan Ake më ndihmoi më shumë sepse është miku im holandez – kur kisha pyetje, gjithmonë e pyesja”.

“Por përveç tij, edhe kapitenët më ndihmuan shumë. Ata më ndihmuan shumë dhe më bënë të ndihem rehat”.

Ai gjithashtu theksoi intensitetin unik të Ligës Premier krahasuar me Serie A dhe Eredivisie.

“Fizikaliteti dhe intensiteti janë gjithmonë 100 për qind. Nuk ke kurrë pushim në lojë. Duhet të jesh gati sa herë që e merr topin”, përfundoi ylli holandez. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale