Marash Kumbulla ishte protagonist në fundjavë në barazimin 1-1 të skuadrës së tij Espanyol ndaj Sevillas.
Mbrojtësi shqiptar shënoi golin e vetëm të ekipit të tij ku në fund doli të jetë goli i një pikë të rëndësishme për katalanisit, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ai u shpreh i lumtur me barazimin e skuadrës së tij.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë. Besoj se një pikë në fushën e Sevillas është një arritje. Pasi unë shënova të gjithë dëshironim të fitonim ndeshjen. Tashmë duhet të kthehemi në shtëpi me këtë pikë që na vlen. Ishte një duel dhe topi mbeti aty, thjeshtë më mbeti të shënoja.”
Këtë javë na duhet të punojmë për vazhdimësinë dhe të shpresojmë për tre pikë në ndeshjen e radhës. Tifozët na ndihmojnë shumë në të gjitha ndeshjet. Më së shumti në shtëpi. Na duhet të punojmë shumë për t’i gëzuar ata”, tha Marash Kumbulla.
Aktualisht Espanyoli është në pozitën e 18-të me 20 pikë dhe rrezikon rënien në La Liga 2./Arbresh.info
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...