Reali e siguron gjysmëfinalen e Copa del Rey në frymën e fundit

22:59 | 5 Shkurt 2025
D.H

Real Madrid ka arritur një fitore me shumë mund në çerekfinale të Kupës së Mbretit (Copa del Rey) ndaj Leganesit në udhëtim me rezultat 2-3.

Gjithçka nisi mirë për mysafirët kur shënuan dy herënë minutat 18’të dhe 25’të, shkruan Arbresh.info.

Luka Modric hapi serinë e golave, teksa Endrick e u përkujdes për ta dyfishuar rezultatin.

Ndërkohë gjashtë minuta para mbarimit të pjesës së parë, Cruz hapi sfidën me një gol nga pika e bardhë e penalltisë.

Po i njëjti barazoi shifrat në minutën e 59-të.

Ndërkohë kur të gjithë po prisnin që ndeshja të shkoj në vazhdime, në skenë u shfaq talenti 20-vjeçar i Realit, Gonzalo Garcia i cili realizoi një gol të bukur me kokën në frymën e fundit të sfidës për ta fituar këtë ballafaqim.

Kjo fitore e dërgon në gjysmëfinale të Copa del Rey, Real Madridin aty ku tashmë skuadra tjetër e qytetit Atletico ndodhet.

Nesër luhet edhe dy çerekfinalet e fundit të garës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale