Real Madridi nuk ka nevojë për Kylian Mbappen, sipas Fabio Capellos, i cili beson se Reali duhet të përqendrohet më shumë në përforcimin e mbrojtjes.
Për Mbappen thuhet të jetë synimi parësor i Realit që prej kur ai u fut në vitin e fundit të marrëveshjes me Paris Saint-Geraminin dhe mungesës së një marrëveshjeje të re mes tij dhe klubit.
Gjiganti spanjoll i bëri tri oferta të pasuksesshme për 22-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të verës së fundit dhe presidenti i klubit Florentino Perez zbuloi së fundmi se do të rikthehet në janar për blerjen e tij.
Por Capello, dikur trajner i Realit, beson se Perezi po dështon ta adresojë një çështje më serioze.
Reali është i pari në tabelën e La Ligës falë goldallimit pas shtatë ndeshjeve, por i ka pranuar 10 gola tashmë, përfshirë dy në një humbje befasuese kundër Espanyolit në javën e fundit.
I pyetur për kalimin e mundshëm të Mbappes në Real, Capello tha: “Atyre do t’iu duhet kohë për ta ndërtuar një ekip të fortë, Madridit i duhen dy qendërmbrojtës”.
“E pashë ndeshjen e tyre kundër Mallorcas.. nënë o nënë! Por ata nuk kanë telashe në sulm, edhe pa Mbappen”, shtoi ai. /GE/
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve