Real Madridi shpreson se ata mund të mposhtin skuadrën e Barcelonës për nënshkrimin me yllin e PSG-së, Neymar.
Real Madridi është duke planifikuar prezantimin e Neymar javën e ardhshme në rast se ata rezultojnë të suksesshëm për mposhtjen e Barcelonës për shërbimet e yllit të PSG-së, transmeton portali arbresh.info.
Dy titanët në La Liga aktualisht janë duke luftuar në garën për 27 vjeçarin, i cili kërkon gjithsesi largimin nga klubi në Parc des Princes.
Preferenca e Neymar mendohet të jetë rikthimi te ish skuadra e Barcelonës, por Real Madridi është duke i bërë shumë presion atij për nënshkrimin me të si pasojë e dështimit për të nënshkruar me Paul Pogban e Manchester United.
Dhe gazeta katalunase SPORT thotë se Real Madridi shpreson të prezantoj Neymarin si galaktikun e tyre të fundit javën e ardhshme./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...