Real Madridi ka marrë kreun e tabelës në La Liga me fitoren e sotme (e mërkurë) kundër Osasunas.
“Los Blancos’ kanë mposhtur me rezultat 2 me 0 skuadrën e Osasunas në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Vinicius Junior me një gol të bukur dërgoi në epërsi skuadrën e Zinedine Zidanes derisa po zhvillohej minuta e 36′ e ndeshjes.
Portën arriti ta gjej edhe sulmuesi serb Luka Jovic, por goli i tij u anulua për shkak se ishte nga pozita jashtë loje.
Sidoqoftë, Rodrygo qetësoi gjërat menjëherë pas inkuadrimit në fushë duke gjetur golin në debutim pas vetëm një minute në fushë.
Talenti shënoi për 2 me 0- në minutën e 72′.
Real Madridi tani ka 14 pikë në krye të tabelës, një më shumë se Atletico në pozitën e dytë, ndërsa Osasuna gjendet në pozitën e 12-të me vetëm shtatë pikë./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...