Me dëmtimin e Vinicius Jr, Real Madrid rikthehet në merkato dhe po vlerëson disa profile, për të gjetur sulmuesin që i përshtatet filozofisë së trajnerit Carlo Ancelotti.
Mes lojtarëve që po vëzhgohen me kujdes nga “Los Blancos” është edhe qendërsulmuesi i Galatasaray-t, Mauro Icardi.
Icardi firmosi me klubin turk në verë, ndërsa ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me pagë mbi 10 milionë euro në vit.
Sulmuesi argjentinas është një idhull te Galatasaray dhe po bën shumë mirë në Turqi, megjithatë është e qartë se një interesim nga Real Madrid nuk ndodh çdo ditë, veçanërisht pas përvojës së tij te Paris Saint-Germain.
Sipas raportimeve nga Spanja, Icardi padyshim që do të ishte i lumtur të luante për ekipin më të suksesshëm në Evropë, ndaj paratë nuk do të ishin problem për të gjetur një marrëveshje./Ss
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...