Milot Rashica do të largohet kwtw vwrw nga nga Norwich City, pasi klubi anglez nuk arriti të mbijetonte në Premierligë.
Sipas mediave të huaja, vushtrriasi është i vendosur të rikthehet në Bundesligë.
Gazetari i “Sky Germany”, Dirk Schlarmann raporton se Schalke 04 nuk do ta angazhojë futbollistin ofanziv pasi nuk ka mundësi financiare për të bërë një gjë të tillë.
Sidoqoftë, ish-futbollisti i Werder Bremenit e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të luajë në ligën elitare gjermane sezonin që vjen.
Për momentin nuk përmendet ndonjë klub i interesuar për 25 vjeçarin, por me siguri se ai do ta gjejë një angazhim në kampionatin gjerman.
Drejtori sportiv i Norwichit, Stuart Webber muajin e kaluar kishte zbuluar se disa klube të Premierligës po ua kërkojnë lojtarët kryesorë.
Njëri prej tyre mund të jetë edhe Rashica, i cili megjithatë e sheh veten më me kënaqësi në Bundesligë./arbresh.info/
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri