Ramiz Sadiku është skuadra e katërt gjysmëfinale, pasi kryeqytetasit triumfuan 2-1 në çerekfinale ndaj FC KEK-ut.
Ramiz Sadiku e nisi më mirë ndeshjen, kur vetëm pas tre minutave gjetën golin e epërsisë.
Një harkim i bukur në zonë u përgjigj edhe më mirë Guri Hana që realizoi nga afërsia për 1-0.
Goli i hershëm bëri që vendasit ta qarkullonin topin dhe të luanin më kujdesshëm përkundër disa rasteve që patën në pjesën e parë dy ekipet, por pasur më gola.
Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën me rezultat minimal 1-0 për skuadrën vendase.
Kryeqytetasit shënuan përsëri shpejt edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 47-të Armend Misini u përkujdes për ta dyfishuar epërsinë.
Vendasit nuk qëndruan gjatë të qetë, pasi në minutën e 57-të mysafirët shënuan nga afërsia me Meridian Ramadanin për 2-1.
Deri në fund dy ekipet kishin disa raste shënimi, por që gola më nuk pati dhe Ramiz Sadiku siguroi plasmanin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...