Qëndrim Ismajli ka bërë të ditur se është larguar nga klubi i Tiranës, pas një aventure rreth një vit e gjysmë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Faleminderit KF Tirana për gjithçka që më dhatë gjatë këtij një viti e gjysmë të paharrueshëm.”
“Për çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo sfidë dhe emocion të përjetuar me fanellën bardheblu. Ishte një përvojë e çmuar që më rriti si sportist dhe si njeri.”
“Mirënjohës për besimin, mbështetjen dhe profesionalizmin. Tani mbetem në kërkim të objektivave dhe sfidave të reja. KF Tirana do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tim”, ka shkruar ai.
Ismajli më parë ka bërë në karrierë në Kosovë tek Gjilani, Flamurtari e KF Dardana./Arbresh.info
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...