Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e tretë këtë fundjavë ku priten takime interesante.
Java e tretë ku do të zhvillohen tri duele, teksa ditën e diel pritet të luhet një takim tjetër kurse edhe këtë javë si në dy të parat një tjetër ndeshje do të shtyhet, shkruan Arbresh.info.
Bëhet fjalë për sfidën mes Dritës dhe Suharekës i cili është shtyrë për një datë tjetër për shkak të obligimeve të skuadrës nga Gjilani në Conference League.
Ndërkohë kryendeshja e kësaj jave pritet të luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë midis Llapit dhe Malishevës.
Kjo ndeshje luhet të shtunën me fillim nga ora 16:00.
Në po të njëjtin orar luhet edhe dy duelet tjerat të parapara ndërmjet Ferizaj-Prishtina dhe Gjilani-Dukagjini.
Ditën e diel do të luhet takimi i fundit mes kampionit Ballkanit dhe Feronikelit.

Pas dy xhirove katër skuadra kosovare kanë nga katër pikë, Llapi, Ballkani, Suhareka dhe Ferizaji.
Në vendin e pestë ndodhet Gjilani me dy pikë kurse Malisheva e Prishtina kanë nga një dhe kanë pozitat gjashtë dhe shtatë.
Pa pikë janë Feronikeli dhe Dukagjini së bashku me Dritën por që kjo e fundit ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Superligën e Kosovës./Arbresh.info

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari