Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2030

23:27 | 14 Maj 2026
E.H

Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Carlo Ancelottin për katër vjet të tjera. Kjo do të thotë se trajneri italian do të qëndrojë në krye të Brazilit të paktën deri në Kupën e Botës 2030.

Lajmi u bë publik në prag të Kupës së Botës, vetëm pas 10 ndeshjesh nën drejtimin e tij (pesë fitore, dy barazime dhe tre humbje), që kur mori drejtimin e përfaqësueses braziliane në fund të majit 2025.

“Vazhdimi i Ancelottit si trajner i kombëtares së Brazilit… pasqyron jo vetëm mbështetjen e CBF-së për punën e bërë, por edhe besimin që ai ka fituar nga skuadra dhe tifozët brazilianë që nga mbërritja e tij”, thuhet në njoftimin e CBF-së.

Edhe Ancelotti u shpreh i emocionuar për vazhdimin e bashkëpunimit me Brazilin.

“Erdha në Brazil një vit më parë. Që nga minuta e parë, e kuptova se çfarë do të thotë futbolli për këtë vend… Jemi të kënaqur të njoftojmë se do të vazhdojmë së bashku për katër vjet të tjera. Do të qëndrojmë së bashku deri në Kupën e Botës 2030”, deklaroi ai.

Presidenti i CBF-së, Samir Xaud, e cilësoi rinovimin si “ditë historike” për federatën dhe futbollin brazilian, duke theksuar se marrëveshja është pjesë e synimit për një strukturë më moderne dhe konkurruese për ekipin pesë herë kampion bote. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale