Kryeministri i Estonisë Kristen Michal në kuadër të vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Estoni ka folur në ekperiencën e përbashkët lidhur me raportin e Shqipërisë me Europën. Michael shprehu mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare për rrugën në integrimin europian.
“Estonia mbështet fort zgjerimin e BE, kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE dhe do e bëjmë këtë gjë. Vazhdoni të ecni përpara me reforma për të ardhmen e vendit dhe popullit tuaja nëse Shqipëria përmbush angazhimet e saj, atëherë edhe BE do të bëjë të njëjtën gjë. Fluturimet e drejtpërdrejta çelin mundësi të reja për turizmin dhe bizneset. Kemi shumë të përbashkëta, bashkëpunimi për çmimet dixhitale, interesi në rritje për AI.
Përvoja e Estonisë si vend dixhital tregon se teknologjia mund të reduktojë burokracinë dhe përmirësojë shërbimet publike. Nisma jonë e sapo prezantuar e AI është investim i rëndësishëm në të ardhmen e ekonomisë, pres me padurim të thellojmë bashkëpunimin për çështjet dixhitale dhe inteligjencën artificiale. Shqipëria ka një ministre për AI, Estonia duhet të ecë që t’ju kapë aty. I dashur Edi faleminderit për vizitën tuaj.
Vitin tjetër shënojmë 25 vjet marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve dhe besoj se bashkëpunimi do të bëhet edhe më i fortë.”, tha ai.
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...