Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka premtuar rritje të shtesave për fëmijë dhe për lehona gjatë mandatit të ardhshëm.
Në një tryezë të organizuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Kurti tha se shtesat për fëmijë synohet të rriten nga 60 deri në 90 euro, ndërsa mbështetja për lehonat të arrijë në 500 euro në muaj.
Ai theksoi se mbi 400 mijë fëmijë kanë përfituar nga këto shtesa dhe mbi 80 mijë nëna nga shtesat për lehona, duke i cilësuar këto politika si pjesë të fokusit të qeverisjes në mbështetje të familjes.
“Për herë të parë në Kosovës kemi nisur me aplikimin e shtesave nga të cilat kanë përfituar mbi 400.000 fëmijë. Kur nisem me 10 dhe 20 euro – pati tallje e përqeshje për një politikë të këtillë. E sot çdo familje që plotëson kushtet merr shtesa prej 30 deri 45 euro, varësisht nga numri i fëmijëve. Ndërkaq zotimi ynë është që në mandatin tjetër, të cilin e synojmë edhe një herë, shtesat për fëmijë t’i dyfishojmë 60 deri në 90 euro”, tha ai.
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...