Policia ka nisur hetimet lidhur me incidentin e ndodhur në Minierën e Trepçës, në tunelin e parë Rekë–Stan Tërg, ku si pasojë e një zjarri 48 minatorë kishin mbetur të bllokuar përkohësisht në minierë.
Sipas raportit policor, rasti kishte ndodhur në orët e para të 14 majit, rreth orës 01:40, ndërsa dy ankues, një zyrtar dhe drejtori i Minierës Trepça, kanë raportuar se zjarri ishte shkaktuar pas këputjes së një kablloje të rrufepritësit.
Si pasojë e zjarrit, sipas Policisë, është dëmtuar tërësisht një trafo e rrymës, duke lënë pa energji elektrike minierën. Për shkak të ndërprerjes së energjisë, jashtë funksionit ka dalë edhe lifti për bartjen e minatorëve.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, Emergjenca dhe zjarrfikësit. Minatorët kanë dalë nga miniera në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po hetohet nga organet kompetente.
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...