Paris Saint-Germain ka triumfuar me rezultat bindës 4-0 ndaj Inter Miamit në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Botës për Klube.
Kampionët e Evropës gjithë punën e kanë kryer në pjesën e parë, ku realizuan katër golat, shkruan Arbresh.info.
Dy golat e parë për parisienët i shënoi portugezi Joao Neves.
Fillimisht ai shënoi në minutën e gjashtë pas një asistimi nga bashkëkombasi i tij, Vitinha.
Kurse rezultatin e dyfishoi gjashtë minuta para fundit të kësaj pjese pas asistimit nga Fabian Ruiz.
Një autogol i Tomas Aviles, i cili devijoi një prekje të Fabian Ruizit, i dhuroi golin e tretë Parisit. Parisi nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e katërt me anë të Hakimit, në minutën e tretë të shtesës.
Vlen të theksohet se gjatë pjesës së parë, Inter Miami nuk pati asnjë goditje në portën e Donnarumas.
Pjesa e dytë nuk solli shumë raste serioze për gol. Inter Miami u mundua që së paku të gjej golin e nderit por nuk ia arriti dot.
Në çerekfinale, Parisi do të përballet me fituesin e ndeshjes Flamengo – Bayern Munich./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë