Paris Saint-Germaini dhe Napoli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Khvicha Kvaratskheliat në afatin kalimtar të janarit.
Mediat franceze raportojnë se palët kanë arritur marrëveshje dhe se ylli gjeorgjian mund të përfundojë qysh sot në kryeqytetin francez.
Mediumi “RMC Sport” shkruan se PSG-ja do t’i shpenzojë 70 milionë euro për anësorin ofanziv.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin nga “Parku i Princave”, ndërsa flitet se do të paguhet 9 milionë euro në vit, plus bonueset, që do të nënkuptonte se Kvara do të paguhej plot 9 herë më shumë se tek napolitanët.
Futbollisti i krahut të majtë është duke e mbuluar ende kontratën e tij të parë me klubin nga “Diego Maradona”, të cilën e kishte nënshkruar në vitin 2022, ndërsa i merr 1,5 milionë euro në sezon.
Pas largimit të Kvaratskhelias, trajneri Antonio Conte është vënë në kërkim të pasuesit të tij.
Ndër opsionet për ta zëvendësuar përfaqësuesin gjeorgjian është edhe futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, por edhe ai italian, Federico Chiesa, i cili nuk e ka gjetur veten sa duhet në Liverpool.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë