Nelu Varga, pronari i CFR Cluj, ka lavdëruar Lindon Emerllahun (22 vjeç), mesfushorin e transferuar nga FC Ballkani.
Aksioneri i klubit rumun është i bindur se kanë bërë një goditje me transferimin e kosovarit, të cilin e ka quajtur “ndoshta numrin 6 më të mirë që ka ardhur ndonjëherë në Rumani”, përcjell Arbresh.info.
Varga tha se ka paguar 700 mijë euro për lojtarin me 100 ndeshje në treshen e Ballkanit. Këtë sezon mesfushori ka 23 ndeshje, 3 gola dhe një asistim.
Ai ishte i pranishëm në Arenën Kombëtare gjatë ndeshjes Rumani – Kosovë, kur lojtarët tanë ishin larguar nga fusha pas thirrjeve të tifozëve rumun.
“Bëmë një lëvizje të vërtetë në ditën e fundit të transferimeve dhe morëm Lindon Emerllahun nga Ballkani. Ai është ndoshta numri 6 më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Rumani. Kam paguar 700 mijë euro për të, plus 15 për qind për një transferim të ardhshëm”.
“Është një futbollist i jashtëzakonshëm, do të lërë menjëherë gjurmë në lojën e CFR-së. Ka pasur edhe lojtarë të tjerë nga Kosova, por Emerllahu është një nga futbollistët më të vlefshëm që kemi arritur të sjellim”.
“Është një transferim që e mbajtëm të fshehtë, sepse donim shumë që ky futbollist të vinte në CFR Cluj. Ai është lloji i lojtarit që bën diferencën dhe që do të na ndihmojë të fitojmë titullin kampion. Nëse më duhej ta krahasoja me dikë, atëherë ai është si Mateo Kovacic i Manchester City”, ka thënë Nelu Varga për “GSP”.
CFR Cluj aktualisht ka tre mesfushorë mbrojtës në skuadër, Moustapha Name, Kader Keita dhe Panagiotis Tachtsidis, ky i fundit i lënduar.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...