Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e tretë radhazi në ENBL, duke e mposhtur Slovan Bratislavan në udhëtim me rezultat 78-73.
Çerekun e parë Prishtina e fitoi 15-22, derisa pjesa e parë u mbyll 32-39 në të mirë të skuadrës kosovare, shkruan Arbresh.info.
Sllovaket u munduan të rikthehen në periudhën e tretë ku bën lojë më të mirë, por në fund Prishtina tregoi forcë dhe karakter dhe ia doli të fitoj me pesë pikë diferencë.
Më i dalluari në fitoren e kryeqytetasve ishte Burns me 24 pikë e gjashtë asistime, derisa lojë të mirë bëri edhe Bailey i cili shtoi 19 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime.
Për sllovakët më i dalluari ishte Medford me 21 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime.
Prishtina kryeson grupin me gjashtë pikë në tri ndeshje. Ndeshjen e radhës bardhekaltrit e luajnë ndaj Dinamo Zagrebit në kryeqyetet./Arbresh.info
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...