Prishtina ka shënuar fitore në një ndeshje miqësore kundrejt ekipit rumun FC Hermannstadt me rezultatin 3-2.
Ndeshja është luajtur në Turqi, aty ku kryeqytetasit janë duke e kryer fazën përgatitore për sezonin e ri, shkruan Arbresh.info.
Në këtë ndeshje trajneri provoj të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, duke i inkuadruar në lojë.
Golin e parë për bardhekaltrit e realizoi Ardian Muja nga penaltia.
Gentrit Salihu shënoi golin e dytë me një goditje nga distanca, kurse një gol të bukur e shënoi edhe Rin Ahmeti.
Prishtina në fillim të muajit korrik do të luaj ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Evropa Ligë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...