FIFA ka zyrtarizuar disa ndryshime të rëndësishme në rregulloren e futbollit, të cilat do të zbatohen në Kupën e Botës 2026. Rregullat e reja synojnë të reduktojnë humbjen e kohës, të rrisin ritmin e lojës dhe të përmirësojnë drejtësinë në vendimet arbitrale.
Një nga ndryshimet kryesore ka të bëjë me rivëniet anësore. Futbollistët do të kenë vetëm pesë sekonda kohë për ta rifilluar lojën dhe çdo vonesë e qëllimshme mund të rezultojë me dhënien e topit për skuadrën kundërshtare, shkruan Arbresh.info.
I njëjti rregull do të vlejë edhe për goditjet e portës. Nëse arbitri vlerëson se një skuadër po humb qëllimisht kohë, kundërshtarit mund t’i akordohet një goditje nga këndi.
Ndryshime janë bërë edhe te zëvendësimet. Lojtari që largohet nga fusha duhet ta bëjë këtë brenda 10 sekondave dhe nga pika më e afërt. Në rast të mosrespektimit të këtij rregulli, zëvendësuesi nuk do të lejohet të hyjë në lojë për një minutë, ndërsa skuadra do të mbetet përkohësisht me një lojtar më pak.
Po ashtu, futbollistët që marrin trajtim mjekësor gjatë ndeshjes do të duhet të qëndrojnë jashtë fushës për 60 sekonda para se të rikthehen në lojë, me përjashtim të rasteve të veçanta si dëmtimet serioze apo situatat që përfshijnë portierët.
FIFA ka vendosur gjithashtu masa më të ashpra për sjelljet antisportive. Lojtarët që mbulojnë gojën gjatë përplasjeve apo debateve me kundërshtarët mund të ndëshkohen deri me karton të kuq.
Ndërkohë, VAR-i do të ketë kompetenca shtesë, duke qenë në gjendje të verifikojë nëse një goditje nga këndi është akorduar saktë. Gjithashtu, do të mund të rishikohen rastet kur një futbollist është përjashtuar pas marrjes së kartonit të dytë të verdhë.
Këto rregulla do të hyjnë në fuqi në Kupën e Botës 2026 dhe pritet të kenë ndikim të madh në mënyrën se si do të zhvillohen ndeshjet në turneun më prestigjioz të futbollit botëror./Arbresh.info
Haxhiu takon studentët e Mjekësisë, premton vazhdim të mbësh...
Tchouameni thyen heshtjen pas incidentit me Valverden: Janë ...
Belgjika do të hapë ambasadë në Tiranë, konfirmohet gjatë vi...
Arben Vitia: Tubim madhështor në Kodrën e Trimave, me besim ...
Rubio: Fushata ushtarake kundër Iranit ka qenë jashtëzakonis...
FIFA konfirmon rregullat e reja për Kupën e Botës 2026