Prishtina në ‘Basketball Champions League’

12:49 | 4 Korrik 2018

Prishtina ka njoftuar se ka pranuar ftesë për të qenë pjesë e ligës prestigjioze evropiane, ‘Basketball Champions League’ për edicionin 2018/19.

Skuadra nga kryeqyteti jonë do të jetë ekipi i parë shqiptar dhe i vetmi në rajon i Europës Juglindore në “Basketball Champions League’, duke qenë edhe njëherë me radhë një lloj “përfaqësuese” e shqiptarëve në Evropë, shkruan portali arbresh.info.

“Me shumë kënaqësi e krenari, ju njoftojmë se kemi pranuar ftesën për të qenë pjesë e ligës prestigjioze evropiane, ‘Basketball Champions League’ për edicionin 2018/19”, ka njoftuar KB Prishtina në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Instagram.

“Mundi e sakrificat tona për të krijuar një reputacion sa më të mirë të klubit e gjithë kombit në Evropë, po shpaguhen me këso lajme të mira”

Në një konkurrencë të madhe për të qenë pjesëmarrës, në mesin e ekipeve tjera përvec Prishtinës, që do të marrin pjesë në këtë ligë janë edhe skuadrat e mirënjohura evropiane si: Besiktas, AEK, PAOK, Hapoel Tel Aviv, Estudiantes, CEZ Nymburk, Aris, Banvit, Bamberg, Olimpija, SIG Strasbourg e shume tjera.

Kurse, jashte kësaj liste, kanë mbetur edhe shumë skuadra të mirënjohura, që nuk kanë arritur të sigurojnë një vend.

Shorti për ekipet pjesëmarrëse do të mbahet më 11 Korrik 2018, kur edhe do të merret vesh se me kë do të takohemi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara