Prishtina është eliminuar nga kualifikimet për në Ligën e Konferencës, pasi është mposhtur pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4 nga Larne, meqë koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras 1-1.
Kryeqytetasit që nga minuta e parë patën një iniciativë të lehtë në këtë takim, duke tentuar të gjejnë rrugën deri tek goli.
Atë e gjetën në minutën e 10-të me anë të Gjelbrim Taipit i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Hamdi Namanit.
Në vazhdim Prishtina pati edhe dy mundësi ideale për ta gjetur golin e dytë, fillimisht me Leotrim Kryeziun i cili dështoi përballë portierit, pastaj me Ardian Mujën i cili goditi shtyllën direkt nga rivënia këndore.
Mysafirët ia dolën që në pjesën e dytë të barazojnë shifrat në minutën e 56-të përmes Dan Bent i cili realizoi për 1-1 pas një tollovie brenda zonës.
Në minutën e 116-të mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Paul O’Neill u ndëshkua me karton të kuq.
Avantazhi numerik i Prishtinës për pak minuta nuk bëri ndonjë dallim dhe u desh ekzekutimi i penalltive.
Në penallti më të saktë u treguan mysafirët të cilët ia dolën të triumfojnë me rezultat 5-4./Telegrafi/
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...