Portieri i tretë i Liverpulit, Andy Lonergan ka folur se cili ishte lojtari më i rrezikshëm tek skuadra angleze. Në mënyrë suprizuese Lonergan ka zgjedhur Xherdan Shaqirin.
Portieri i tretë i Liverpoolit thuri elozhe për futbollistin me origjinë nga Zhegra e Gjilanit.
“Kur mbërrita tek Liverpooli u befasova nga cilësitë e lojtarëve në skuadër. Të gjithë i përkasin një niveli të jashtëzakonshëm. Por më duhet të them të vërtetën, atij të cilit i frikësohesha në stërvitje ishte Shaqiri. Gjithmonë shpresoja që të qëlloja në një skuadër me të në stërvitje”.
”Ai është një magjistar i vogël. Shaqiri mund të bëjë çfarë të dojë më këmbën e tij të majtë”, tha Lonergan.
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut