Portieri i Bayernit, Sven Ulreich, ka njoftuar se para pak javësh i ka vdekur i biri i tij 6 vjeçar, Len, nga një sëmundje e rëndë.
Ulreich e ka mbajtur këtë temë private për javë të tëra para se të dalë publikisht sot.
Gjatë gjithë kësaj kohe, sipas një deklarate publike të lëshuar nga Sven dhe partnerja e tij Lisa, Bayerni i ka mbështetur ata dhe ia ka zgjatur kontratën Svenit për një vit.
“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë sot për vdekjen e djalit tonë Len, disa javë më parë nga një sëmundje e gjatë dhe serioze”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Sveni dhe partnerja e tij, Lisa.
“Vendimi për ta bërë publik këtë informacion sot është jashtëzakonisht i vështirë për ne. Megjithatë, ky është një hap i rëndësishëm për familjen tonë që na lejon të sqarojmë situatën tonë”, shkruan më tej në deklaratë.
“Me vajzën tonë, tani po përpiqemi të gjejmë gradualisht rrugën drejt jetës. Falënderojmë veçanërisht familjet tona, miqtë tanë dhe FC Bayern Munich për diskrecionin dhe mbështetjen e tyre të çmuar në muajt e fundit, e cila na ka prekur shumë. I kërkojmë publikut dhe medias të kenë konsideratë dhe të respektojnë privatësinë tonë. Ju kërkojmë të përmbaheni absolutisht nga çdo kërkesë tjetër për informacion ose deklaratë. Lisa dhe Sven”, u tha në fund të deklaratës së tyre të përbashkët. /Klankosova.tv
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...