Ka nisur në mënyrën më të keqe sezoni i ri i Paris Saint-Germain. Parizienët që dëshironin të hakmerreshin për dështimin e sezonit të kaluar me Lille që fitoi titullin kampione e Francës, nuk ja dolën të përmbushnin misionin dhe edhe në sfidën e Superkupës pësuan një tjetër “knock out”.
Formacioni i Mauricio Pochetino, u dëtyrua të dorëzohej me disfatën 1-0 të pësuar nga një gol i Xeka që i dhuroi trofeun djemve të Gourvennec.
Përtej disfatës, por Pochettinon bëhet fjalë për një zhgënjim që i kushton një rekord negativ.
Me humbjen e trofeut të Superkupës për argjentinasin, erdhi disfata e tetë për një total prej 35 ndeshjesh në drejtimin e parizienëve, dhe sic zbulojnë mediet ndërkombëtare një përqindje prej 22.86 përqind të ndeshjeve të humbura e bën Pochetinon trajnerin më humbës të klubit në epokën e Al Khelaifi.
Sigurisht që nuk është një rekod që i bën nder, teksa vlen të kujtohet se pikërisht Pochettino dhe stafi i tij së fundmi janë konfirmuar me zgjatjen e kontratave deri në vitin 2023.
Moti i ngrohtë në pesë ditët e ardhshme
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...