Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion në La Liga.
Sulmuesi kosovar ka realizuar 10 gola e ka asistuar në dy të tjerë në kampionat, derisa ka një gol e një asistim në Copa del Rey.
Por duke parë formën e shkëlqyer të tij, vështirë se Muriqi do të mbetet gjatë në Mallorca, për faktin se shumë skuadra e duan atë.
Sevilla është skuadra e radhës që e ka futur në listën e dëshirave sulmuesin.
Fichajes.net ka raportuar se se skuadra andaluziane po vuan në sulm dhe e shohin Muriqin si zgjidhjen e problemeve në këtë repart.
Reprezentuesi kosovar është përshtatur me kampionatin spanjoll dhe kjo është arsyeja që trajneri Jorge Sampaoli dëshiron transferimin e tij.
Edhe pse Mallorca nuk dëshiron largimin e tij, një ofertë mbi 20 milionë euro mund të bëj klubin ishullor të ndryshojë mendjen
Interesim për Muriqin kanë shprehur edhe Atletico Madrid në La Liga si dhe skuadra angleze Aston Villa.
Kujtojmë që Muriqi ka një vit e gjysmë që është pjesë e Mallorcas, e cila fillimisht kishte paguar 500 mijë euro për huazimin e tij gjashtë mujor dhe pastaj e ksihte blerë për 7,7 milionë euro nga Lazio.
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar